Tentuan të dërgonin ilegalisht 28 afrikanë drejt Malit të Zi,

0%

Dy persona janë arrestuar këtë të shtunë nga Policia e Korçës, pasi u kapën duke transportuar drejt veriut të Shqipërisë, kundrejt pagesës, 28 shtetas sudanezë që synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi. Në pranga kanë rënë J. M., alias D. M., 42 vjeç, banues në Korçë, dhe E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Belorta të Maliqit.

Ky i fundit ka rezultuar se ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sipas Policisë, të dyshuarit u kapën në flagrancë në fshatin Plasë të Maliqit, ku kishin grumbulluar rreth 28 shtetas sudanezë. Më pas, ata i transportonin nga 7-8 persona me mjete të ndryshme drejt veriut të Shqipërisë, me synim kalimin e paligjshëm në territorin e Malit të Zi.

Operacioni i koduar “Route” u zhvillua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit. Sipas njoftimit të Policisë, operacioni u finalizua bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com