Mirlind Daku “debuton” në mënyrë perfekte te Spartaku i Moskës

0%

Mirlind Daku “debuton” në mënyrë perfekte te Spartaku i Moskës! Edhe pse ende nuk ka zbritur në ndeshje zyrtare me Spartakun e Moskës, pas transferimit nga Rubin Kazan në Rusi, Mirlind Daku ka dhënë “sinjale” të qarta se ndodhet në formë të jashtëzakonshme. Në seancën e parë me kryeqytetasit e Spartakut, sulmuesi shqiptar ka shënuar të katërta tentativat drejt portës në zonë.

Me shumë mundësi, Daku do të jetë gati për sfidën e nesërme kundër Krasnodar, java e 3-të në Premier League ruse.

Burimi: Bota Sot