Ramadani akuzon pushtetin për vonesa: Nuk e di a iu ka dalë malli i

0%

Shpërndaje në: Burim Ramadani, deputet i Aleancës, ka thënë se është i habitur se përse ende deputetët e Vetëvendosjes nuk janë paraqitur në seancën e ftuar për në orën , pavarësisht se ajo është ftuar pas afatit kushtetues për konstituimin. “Erdha ta inspektoj a ka a s’ka seancë. U bë gati dhe nuk ka ende asnjë deputet të pushtetit që ka ardhur në seancë.

S’e kuptoj këtë joseriozitet, derisa Kosova ka humbur shumë kohë këta po e vazhdojnë humbjen e kohës. Ne e thirrëm një seancë mbrëmë, nuk erdhën. Thirrin vetë seancë, tash po bëhet një orë… e nafta ka shkuar 1.8 e secila situatë më tutje vetëm po e rëndon jetën e secilit njeri në Kosovë. Joseriozitet i madh.

Nuk e di a iu ka dalë malli i keq këto ditët e fundit apo jo”, ka thënë ai teksa nuk është përgjigjur kur është pyetur se për çka e ka fjalën me “mallin”. “Jemi në situatë total absurde. Jo vetëm në aspektin legal dhe paqartësi kushtetuese që për bindjen tonë ka përfunduar afati”, ka thënë tutje ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ramadani ka bërë thirrje që nga zgjedhja si deputet që pushteti dhe të gjithë deputetët të bëjnë testin e drogës.

Burimi: Koha