Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Albena Reshitaj, tha se sot kjo parti do të mbajë mbledhjen e Grupit të saj Parlamentar, ku do të diskutohet për krizën politike në vend dhe hapat e mëtejmë. Ajo e cilësoi të turpshme situatën e krijuar mbrëmë, duke thënë se me zhvillimet e fundit është dhënë një mesazh jashtëzakonisht i keq edhe para botës.
Reshitaj: Mbrëmë dha një mesazh shumë i keq para gjithë botës “Mbrëmë ka ndodhur një situatë e jashtëzakonshme, e turpshme dhe kemi dhënë një mesazh jashtëzakonisht të keq edhe para gjithë botës. Jam shumë e dëshpëruar me atë se si po ndërtohet e ardhmja e këtij vendi. Nuk ka aspak sinqeritet në bashkëpunime e takime.
Unë kam bërë një ftesë dje që të vijnë në seancë dhe të konstituohet Kuvend i”, tha Reshitaj. Ajo shtoi se LDK-ja ka qenë e gatshme për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje për ndërtimin e institucioneve.
Reshitaj: LDK ishte e gatshme të punojë me LVV për të ndërtuar institucionet “Unë do të kem takim, sepse jam ftuar nga kryetari i LDK-së në Grupin Parlamentar për të diskutuar vendimet e mëtejshme. LDK-ja ka qenë e gatshme të bashkëpunojë me LVV-në për të ndërtuar institucionet”, tha ajo.
