Haradinaj: Kemi hyrë në situatë të rrezikshme, Kurti dhe Haxhiu me

0%

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, se me qëllim e kanë lënë të skadojë afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Para fillimit të seancës së sotme, Haradinaj ka deklaruar se Kosova tashmë ka hyrë në një situatë të rrezikshme, ndërsa ka theksuar se veprimet e ardhshme duhet të orientohen drejt ruajtjes së kushtetutshmërisë. Ai ka paralajmëruar se Aleanca do të jetë pjesë e seancës konstituive, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues.

“Ajo që është më e keqja është se Kurti, Albulena e të tjerët, qëllimshëm ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues për t’i zgjedhur institucionet. Si do të dalim nga kjo, do të marrim me kujdes… Të shohim si mund ta nxjerrim vendin nga situata e re e krijuar, për nxjerrjen e institucioneve. Kemi hyrë në situatë të rrezikshme… Kjo që ka ndodhur ka pasoja kushtetuese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Veprimet e ardhshme duhet të ndihmojnë në ruajtjen e kushtetutshmërisë”, ka thënë ai para hyrjes në Kuvend. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com