Infantino përballet me akuza të reja, e dashura e tij u pagua nga

0%

UEFA ka paguar një shumë gjashtëshifrore për një ish-punonjëse, e cila dyshohet se kishte lidhje me Gianni Infantinon në kohën kur ai ishte sekretar i përgjithshëm i organizatës, shkruan “The Telegraph”. Sipas mediumit britanik, gruaja dyshohet se ishte ngritur në detyrë nga Infantino gjatë periudhës kur ata kishin lidhje.

Pasi ajo u largua nga UEFA, organizata i pagoi gjithashtu studimet për një program Master në një shkollë biznesi. Këto pretendime kanë rritur presionin ndaj presidentit aktual të FIFA-s, Gianni Infantino. Në një deklaratë të lëshuar të premten mbrëma, UEFA pranoi se ishte bërë një pagesë për gruan në fjalë dhe se ishte në dijeni të akuzave për një lidhje të saj me Infantinon.

Organizata tha se që nga viti 2016 ka “forcuar” rregulloret për stafin. Pranimi i UEFA-s erdhi pas një hetimi të “The Telegraph”, i cili zbuloi shqetësime të mëdha mes drejtuesve të rëndësishëm të UEFA-s lidhur me sjelljen e Infantinos. Infantino iu bashkua UEFA-s në vitin 2000 dhe punoi në këtë organizatë për 16 vjet. Në shkurt të vitit 2016, ai u zgjodh president i FIFA-s.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Presidenti i FIFA-s është i martuar dhe ka katër fëmijë. Megjithatë, sipas “The Telegraph”, ai dyshohet se kishte një lidhje me një punonjëse të re gjatë kohës që shërbente si sekretar i përgjithshëm i UEFA-s. Mediumi britanik raporton se Infantino dyshohet se u kujdes që gruaja të largohej nga UEFA me një shpërblim prej të paktën gjashtë shifrash.

FIFA i mohon akuzat FIFA ka mohuar akuzat ndaj Infantinos, duke thënë se nuk ka pasur asnjëherë ankesa nga punonjësit lidhur me sjelljen e tij. “Presidentin i FIFA-s, Gianni Infantino, i mohon fuqimisht këto akuza dhe ato janë plotësisht të pavërteta. Çdo aludim për sjellje të papërshtatshme ose shkelje të statuteve ose rregulloreve është shpifje”, ka thënë një zëdhënës i FIFA-s.

“Asnjë punonjës në UEFA dhe FIFA nuk ka bërë ndonjëherë ankesë në lidhje me sjelljen e Infantinos, sepse nuk ka pasur kurrë incident ku ai ishte i përfshirë. Të gjitha veprimet në lidhje me punonjësit, duke përfshirë çdo paketë largimi dhe pushimi nga puna, janë miratur gjithmonë nga drejtorët përkatës në përputhje me të gjitha rregulloret në fuqi”.

Sipas “The Telegraph”, përdorimi i dyshuar i fondeve të UEFA-s ndodhi gjatë kohës kur Infantino ishte sekretar i përgjithshëm. Gruaja në fjalë ishte ngritur në një pozitë drejtuese gjatë periudhës së dyshuar të lidhjes. Burime të mediumit britanik kanë thënë se Infantino ishte përballur me pyetje për aferën e dyshuar nga Michel Platini, presidenti i atëhershëm i UEFA-s.

Pas largimit të saj, UEFA i pagoi gruas edhe një program Master në një shkollë biznesi. Sipas raportimit, organizata pagoi rreth 52 mijë euro në vit për shkollimin e saj. Ajo fillimisht kishte mbajtur një pozitë administrative, por më pas ishte promovuar në një rol menaxherial dhe më fitimprurës.

“The Telegraph” raporton gjithashtu se, pasi ajo u largua nga UEFA, Infantino dyshohet se përdori lidhjet e tij për t’i siguruar një post të ri fitimprurës në një fushë të ngjashme. “Ai gjithashtu siguroi pagesën e saj, duke devijuar fondet e UEFA-s që mund të ishin shpenzuar për futbollin e të rinjve”, shkruan “The Telegraph”.

UEFA ka konfirmuar pjesërisht pagesën, duke theksuar se ajo ishte bërë në përputhje me rregulloret që ishin në fuqi në atë kohë. “Jemi në dijeni të akuzave dhe mund të konfirmojmë se një pagesë largimi iu bë individit në fjalë, së bashku me pagesën e tarifave për një kurs Masteri në një shkollë lokale biznesi.

Pagesa ishte në përputhje me rregulloret që ekzistonin për stafin që largohej në atë kohë. Rregulloret janë shtrënguar që nga viti 2016”, ka thënë UEFA. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com