Senati i SHBA-sëhodhi një hap të ri drejt vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Rusisë. Një shumicë e qartë senatorësh votoi pro ligjit, i cili duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve. Për shkak të pushimeve verore votimi atje pritet të zhvillohet në shtator.
Ligji synon të forcojë sanksionet e drejtpërdrejta ndaj politikanëve dhe kompanive ruse si edhe të kufizojë më tej eksportet ruse të naftës dhe gazit.
Ai gjithashtu i jep presidentit amerikan Donald Trump kompetencën për të vendosur sanksione ndaj pesë blerësve më të mëdhenj të energjisë ruse, si dhe ndaj pesë vendeve që ndihmojnë më shumë Rusinë që të anashkalojë sanksionet në sektorin energjetik.
Kjo mund t’i tensionojë më tej marrëdhëniet tregtare të SHBA-së me Kinën dhe Indinë, të cilat janë ndër blerësit më të mëdhenj të naftës ruse. Evropa nuk preket Përjashtime do të ketë për vendet importet e të cilave përbëjnë më pak se 15 për qind të eksportit rus të gazit natyror gjatë një periudhe 12-mujore dhe që ndërmarrin masa për t’i reduktuar këto blerje.
“Pra aleatët tanë evropianë nuk preken nga këto masa”, theksoi senatori demokrat Richard Blumenthal. Në versionin e përditësuar të ligjit pas marrëveshjes mes republikanëve dhe demokratëve në Senat, përcaktohet gjithashtu kuadri për zgjatjen e sanksioneve ndaj Iranit deri në vitin 2031.
Falënderim nga presidenti Zelenski Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski e falënderoi Senatin amerikan në platformën X. Sipas tij çdo sinjal mbështetjeje për përfundimin sa më të shpejtë të luftës është i rëndësishëm. “Presioni i vërtetë dhe i fortë nga Shtetet e Bashkuara, si edhe sanksionet ndaj Rusisë, janë ato që do të ndihmojnë më së s humti”, shkroi Zelenski.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti vendimin e Senatit amerikan. “L e t’ia heqim së bashku Rusisë mjetet për të vazhduar një luftë që nuk mund ta fitojë ”, shkroi ajo në platformën X. Megjithatë në këtë moment është ende e paqartë, se cili do të jetë rezultati i votimit për këtë projektligj në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së. / DW
