Kur mediet mercenare mashtojnë publikun për llogari të Edi Ramës!

0%

Klan Kosova lëshoi një lajm “bombastik”: “Armatoset Shqipëria! Dridhet Serbia! Fuqizohet Shqipëria”! I referohet fjalës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në një ceremoni të prodhimit të disa mjeteve ushtarake, ku thoshte se ne do të prodhojmë mjete ushtarake të sofistikuara dhe do t’ia shesim ushtrisë më të fuqishme të borës, asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Klan Kosova e citon edhe këtë pohim të Edi Ramës. Këtë lajm e kanë dhënë të gjitha mediet në Shqipëri e në Kosovë. Nëse vërtet Shqipëria do të ishte e aftë t’i shiste SHBA-ve armë për ushtrinë më të fuqishme dhe më të modernizuar në botë, atëherë ky lajm do të ishte në agjendën e të gjitha medieve prestigjioze në botë. Por nuk ndodh kjo!

Ndodh vetëm që mediet e shitura shqiptare të bëjnë lajm “bombastik” një gënjeshtër të radhës të Edi Ramës. Ne jemi mësuar me rrenat e kryeminsitrit të Shqipërisë. E dimë se si ai i përpunon këto gënjeshtra dhe më pas i hedh në tregun mediatik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Unë, unë do ta mbajë personalisht përgjegjësinë, nëse mbas katër vitesh do të flitet për furnizimin me ujë të shqiptarëve”, thoshte në fund-pranverën e vitit 2013. Kanë jaluar 13 vite dhe ai nuk di të mbajë asnjë përgjegjësi për gënjeshtrën e madhe! “Do të hap 300 mijë vende të reja pune”, thoshte atëherë.

I detyroi 1,3 milion shqiptarë në 13 vite të ikin nga Shqipëria, më shumë se Milosheviçi largoi shqiptarë nga Kosova në 13 vitet e tij të qeverisjes. Tani, për shkak të shpopullimit, ka nisur ministren e vet në Azi për të kërkuar punëtorë. Madje edhe në Afganistan.

Po lidh marrëveshje me Indinë, Vietnamin, Bangladeshin e vende të tjera për të sjell qindramijë e ndoshta miliona punëtorë aziatikë në Shqipëri. Pra, ndryshe nga Milosheviçi, jo vetëm po e shpopullon Shqipërinë nga shqiptarët, por po sjell në vendin tonë kolonë nga Azia. Për të mos folur për kolonët e pasur, për të cilët bëri ligje specifike.

U tha shqiptarëve se do të kishte shëndetësi falas dhe i shndërroi spitalet në karakatina! Edi Rama bën pazare me territorin dhe pasuritë e shqiptarëve dhe më pas bën ligje për t’i shpëtuar drejtësisë. Me ato ligje në fakt ai vulos tradhtinë e tij kombëtare! Një prej këtyre ligjeve ka mundësi të hyjë në seancën plenare të ardhshme të parlamentit.

Sepse ka bërë marrëvshje me 12 kompani të huaja për të shiitur 120 mijë hektarë tokë bujqësore. Marrëveshja është e garantuar gjithashtu nga shteti i interesuar për blerjen e e kësaj pasurie të paluajtëshme të shqiptarëve. Eshtë fjala për Izraelin. Një marrëveshje si kjo është nënshkruar dy muaj para se sa projekt-ligji të hidhet për diskutim në Shqipëri. Si gjithmonë.

Kryeministri fantazon se çfarë mund të shesë, bën planin për këtë, pastaj gjen klientët e huaj. Negocion me ta, me qëllim që t’i bindë për t’i “blerë trojet e shqiptarëve”. Dhe sigurisht në këto negociata bëhet pjesë edhe përfitimi politik, ekonomik e financiar i kryeministrit, ndihmësve të tij dhe familjes mbreto-kryeministrore. Këto të vërteta nuk thuhen në mediet tona shqiptare.

Këto po i thonë vetëm mediet e huaja. Po artikulohen edhe në protestën 70 ditëshe në Tiranë. Edi Rama i quan shpifje. Ata që artikulojnë të vërtetën i thërret me emra fyes “sorra”, “korba”, “bufa”, “këneta”, gjithçka çfarë i vjen në gojë. Gati të njëjtën retorikë ndjekin mediet e Ramës.

Kurse lëpirësit e tij, sidomos Taulant Balla, në çdo status përsërit si papagall fyerjet e shefit të tij. Rama, Balla e të tjerë i gëzohen dhe lumturohen kur nënshkruajnë marrëveshje me Vietnamin, Pakistanin, Filipinet, Indinë, Afganistanin dhe vende të tjera për të marrë punëtorë të huaj aziatikë e për t’i sjellë në Shqipëri. I gëzohen gjithashtu shpopullimit të Shqipërisë nga shqiptarët.

Ndryshe do të kishin kërkuar qoftë dhe një herë të vetme ndjesë. Ndërkaq Rama thotë se ka prodhuar mjete ushtarake dhe se do të prodhojë edhe teklnologji ushtarake, aq të sofistikuar, sa për to të ndjejë nevojë ushtria amerikane. Televizionet bëjnë tellalin e tij. Por e njëjta propagandë u zhvillua në fushatën zgjedhore të vitit 2021 për Durrës Marina. Sot?

Alabar, protagonisti kryesor, me të cilin Rama bëri asokohe propagandë, është tërhequr nga investimi. Dmth i tha jo marrëveshjes Rama-Alabar! Në një rast tjetër, më 2024, Rama thoshte me zë të lartë: – Këtë verë ne do të kemi flotën tonë ajrore të zjarrfiksve! Sot? Zjarret fiken me hunj e me drunj! Asnjë avion për fikjen e zjarreve nuk erdhi as në vitin 2024, as në dy vitet pasuese!

Tani ka bërë tenderin dhe paratë ka planifikuar t’ia japë një kompanie të dënuar për korrupsion me tendera! Rama foli për një anije ushtarake të cilën thoshte para tri vitesh se “ia fali Italia”! Doli edhe kjo një dështim i madh. Para disa ditësh tha se “Portopalermo nuk do t’i jepet askujt për resortë”! Në fakt gënjeu si dreqi! Portopalermon ai e ka shitur!

Nuk heq dorë gjithashtu nga shitja e Sazanit dhe Zvërnecit. Por Kushner dhe Ivanka Trump duket se po “marrin arratinë” prej tij! Sa mashtrime dhe gënjeshtra mund të numërohen?! Me mijëra! Me miliona! Gënjeshtra më poshtruese ishte ajo, sipas së cilës “Rreziku i Shqipërisë janë vetë shqiptarët”! Që do të thotë se kryeministri i shqiptarëve nuk e ndjen veten shqiptar.

Që do të thotë se ai kërkon të fajësojë shqiptarët për dështimet, vjedhjet, grabitjet dhe shitjen e ardheut tonë. Shumë prej gënjeshtrave i kanë dokumentuar bashkëpunëtorët e tij me video e audio, për të cilat aleati i Ramës, SPAK, hesht! Dhe më e bukura është se rrenat e Ramës Klan Kosova dhe klanet televizive kudo i shesin si “tmerr për Serbinë”! Këtu del mashtrimi tjetër i sofistikuar!

Askush nuk beson se Edi Rama “trondit” Serbinë! Përkundrazi zhargoni i tillë përdoret qëllimisht për të maskuar tradhtinë e Edi Ramës në shërbim të Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq. Nëse Serbia do të tronditej nga propaganda dhe vetëmburrjet e Edi Ramës, ajo do të kishte falimentuar me kohë.

Për Edi Ramën Serbia jo vetëm jeton gjithmonë, por gradualisht do të bëhet sërishmi turor dhe sunduese në Shqipëri e në Ballkan. Shqipëria e Edi Ramës, e banuar me indianë, vietnamezë, filipinas, bangladeshas, pakistanezë, afganë dhe afrikanë, nuk do të jetë më kurrë në llogarinë e Beogradit. Shpopullimi në Shqipëri dhe kolonizimi i saj janë axhendë e Beogradit dhe e Edi Ramës!

Ata kanë qenë, janë dhe do të jenë bashkë!

Burimi: Bota Sot