“Çka kanë sot?” – Murati nxjerr në pah kundërthënien e opozitës për

0%

Debati për afatet kushtetuese dhe procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka marrë një tjetër përplasje politike, pas vendimit që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të shtunën, 8 gusht, ndonëse afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për përfundimin e këtij procesi përfundon sot në mesnatë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar ministri në dëtyrë i Financave, njëherësh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, i cili ka ngritur pikëpyetje mbi reagimet e sotme të opozitës dhe të disa analistëve për respektimin e afateve kushtetuese.

Murati përmes një postimi në Facebook, ka rikujtuar se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, edhe atëherë kishte kaluar afati 30-ditor nga certifikimi i rezultateve pa u konstituuar Kuvendi, por sipas tij, vonesa e asaj kohe nuk ishte trajtuar si shkelje kushtetuese nga opozita apo komentuesit politikë, përcjell “Bota sot”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka theksuar se në atë periudhë bllokada e procesit vinte nga opozita, ndërsa sot, sipas tij, të njëjtët akterë po e paraqesin situatën si problem kushtetues. Reagimi i plotë Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ishin certifikuar me . Me ishin bërë 30 ditë prej certifikimit të zgjedhjeve, dhe nuk ishte konstituuar Kuvendi, sepse opozita po e bllokonte konstituimin.

Askush prej opozitës asokohe, e as prej “analistëve”, nuk e kishte cilësuar këtë vonesë si problem e as si shkelje kushtetuese. Çka kanë sot?

Burimi: Bota Sot