Qumështorja “Vita” konteston deklarimet e autoriteteve, thotë se

0%

Shpërndaje në: Qumështorja “Vita” në një publikim në Facebook ka prezantuar disa analiza, të cilat ka thënë se i ka marrë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e që sipas prezantimit qumështi i kësaj kompanie është i pastër. Ditë më parë, AUV-ja dhe Ministria e Bujqësisë prezantuan gjetje nga një inspektim në nivel vendi.

Sipas gjetjeve, qumështi i kësaj kompanie rezultoi me vaj palme të padeklaruar. Megjithatë, kompania ka mohuar duke prezantuar ato që i ka paraqitur si rezultate zyrtare. “Pas 36 ditësh, Qumështorja Vita i merr zyrtarisht rezultatet e analizave nga AUV’i. Sipas këtyre analizave del që qumështi Vita është i pastër me 100% qumësht.

Nuk ka as pluhur, e as vaj palme (vajra bimore)”, thuhet në reagim. Në një konferencë për media ditë më parë, autoritetet thanë se shumë produkte për të cilat kompanitë kanë deklaruar se përmbajnë qumësht të freskët, kanë rezultuar se kanë edhe përbërës të tjerë, si vaj palme, apo qumësht pluhur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përbërës të tillë janë konstatuar në 93 mostra prej 495 sosh që gjatë një aksioni i ka marrë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. Këtu u përfshi edhe “Vita”.

Burimi: Koha