Një 49-vjeçar ka përfunduar nën hetim pasi gjatë një kontrolli policor në Fushë Kosovë iu gjet një elektroshok, mjet që konsiderohet i ndaluar për posedim pa autorizim. Sinjali mëson se i dyshuari është Edin Omerovic, rreth 49-vjeçar.
Sipas burimeve, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit, rreth orës , në lagjen “Eliza”, në Fushë Kosovë, ku njësitë policore ndaluan për kontroll të dyshuarin. Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur një elektroshok të markës “Power-200”, i cili është sekuestruar dhe deponuar në dhomën e provave të Stacionit Policor në Fushë Kosovë.
I dyshuari është shoqëruar në stacion, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe përkthyesit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Pas përfundimit të procedurave, Edin Omerovic është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
