Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas ekstradimit të Sokol Hoxhës, duke theksuar se SHBA nuk do të shërbejë si strehë për personat që përpiqen t’i shmangen drejtësisë duke keqpërdorur sistemin e emigracionit.
“Shtetet e Bashkuara nuk do të shërbejnë si strehë e sigurt për ata që keqpërdorin sistemin tonë të imigracionit për t’iu shmangur përgjegjësisë për krime të dhunshme të kryera jashtë vendit”, thuhet në reagimin e tyre. Siç dhe është raportuar, Sokol Hoxha ka tentuar t’i shpëtonte së kaluarës së tij duke fshehur identitetin dhe duke shmangur autoritetet për tre dekada.
Ai ka qenë i dënuar në mungesë për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri (2000) dhe për një vrasje tjetër në Belgjikë (2010). Hoxha ka përdorur një identitet të rremë, ka siguruar status ligjor në një tjetër vend europian dhe më pas ka përfituar qëndrim të përhershëm të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara, sërish nën një emër të rremë.
Ambasada thekson se identifikimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes institucioneve aerikane dhe shqiptare. “Kjo ndryshoi falë punës së palodhur të Njësisë së Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS) pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Duke bashkëpunuar me Shërbimin e Marshallëve në SHBA, ICE, Departamentin e Drejtësisë, INTERPOL-in dhe Policinë e Shtetit Shqiptar, DSS luajti një rol kyç në identifikimin e saktë të Hoxhës — duke zbuluar një periudhë gati 30-vjeçare fshehjeje të identitetit të tij”, thuhet në njoftim. Ambasada e SHBA në Tiranë: Sokol Hoxha mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës së tij.
I dënuar në mungesë për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri (2000) dhe për një vrasje tjetër në Belgjikë (2010), Hoxha kaloi dekada duke iu shmangur autoriteteve të zbatimit të ligjit — duke përdorur një identitet të rremë, duke siguruar status ligjor në një tjetër vend europian dhe, përfundimisht, duke përfituar qëndrim të përhershëm të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara nën një emër të rremë.
Kjo ndryshoi falë punës së palodhur të Njësisë së Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS) pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Duke bashkëpunuar me Shërbimin e Marshallëve në SHBA, ICE, Departamentin e Drejtësisë, INTERPOL-in dhe Policinë e Shtetit Shqiptar, DSS luajti një rol kyç në identifikimin e saktë të Hoxhës — duke zbuluar një periudhë gati 30-vjeçare fshehjeje të identitetit të tij.
Ky rast është një kujtesë e fuqishme: Shtetet e Bashkuara nuk do të shërbejnë si strehë e sigurt për ata që keqpërdorin sistemin tonë të imigracionit për t’iu shmangur përgjegjësisë për krime të dhunshme të kryera jashtë vendit. DSS është krenare që qëndron përkrah partnerëve tanë vendas dhe ndërkombëtarë në këtë mision.
