Paqartësitë rreth konstituimit të Kuvendit

0%

Deputetët e legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës janë betuar më . Ndër ta, betimin e dha edhe Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të legjislaturës së 10-të dhe njëkohësisht edhe ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas një takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, më tha se konsideron se Haxhiu nuk është më kryetare e Kuvendit. “Unë besoj që ajo është deputete e Kuvendit të Kosovës, nuk është më kryetare e Kuvendit të Kosovës. Në rrethana të tilla prapë po vijmë në një paqartësi kushtetuese.

Sonte duhet ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit ose kryetaren e Kuvendit për të pasur një ushtrues detyre të drejtë.”- ka deklaruar Abdixhiku. Ndryshe nga Abdixhiku, Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës e që njëkohësisht është njohës i Kushtetutës, ka thënë se përderisa nuk është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit, Haxhiu vazhdon të jetë kryetare legjitime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Neni 14 i Rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës e qartëson mjaftueshëm situatën në fjalë. Kjo dispozitë përcakton që kryetari i Kuvendit rri ose qëndron ende në detyrë për të ruajtur vazhdimësinë, për të ruajtur, thotë, vazhdimësinë administrative të punës së Kuvendit edhe në rastet kur Kuvendi e pezullon punën për shkak të fushatës zgjedhore ose edhe në rastet kur Kuvendi është i shpërndarë ose e shpërndan.”- deklaroi Bugaqku për Kallxo.com.

Ai ka thënë se në këtë Rregullore thuhet se kryetari vazhdon në pozitë “deri në seancën konstituive”, që sipas tij i bie derisa të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit. “Seanca konstitutive, e ka sqaruar Gjykata Kushtetuese, konsiderohet si e tillë në momentin kur zgjidhen kryetari dhe nënkryetari”- shpjegoi ai.

Duke qenë se në seancën konstituive që filloi më nuk përfundoi edhe procedura e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, Bugaqku ka thënë se legjislatura e re nuk është krijuar ende. Me qëllimin e ruajtjes së vazhdimësisë së punës administrative të zyrës së kryetarit të Kuvendit, Albulena Haxhiu, Bugaqku shpjegon se vazhdon të qëndrojë në funksionin e kryekuvendares.

Paqartësi tjetër është edhe afati për përfundimin e seancës konstituive. Në një aktgjykim të qershorit 2025, Gjykata Kushtetuese ka dhënë si afat 30 ditë nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve që të thirret dhe të konstituohet Kuvendi.

“Kërkesa nga paragrafi 1 i nenit 66 të Kushtetutës, që Kuvendi të mbajë Seancën Konstituive brenda tridhjetë (30) ditëve nuk do të thotë vetëm që deputetët e zgjedhur duhet të mblidhen fizikisht në sallë.

Kuptimi i kësaj norme duhet të jetë substancial dhe funksional, duke nënkuptuar që brenda këtij afati duhet të realizohen të gjitha veprimet kushtetuese që rezultojnë në konstituimin e Kuvendit.”- thuhet në paragrafin 132 të këtij aktgjykimi. Më janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, derisa më ishte thirrur seanca konstituive.

Sipas kalkulimeve i bie që të jetë dita e fundit e afatit për konstituimin e Kuvendit sipas aktgjykimit të Kushtetueses. Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, konsideron se nuk ka kuptim konstituimi i Kuvendit pa u marrë vesh me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit, prandaj kërkoi “më shumë kohë”.

“Herën e kaluar e konstituam Kuvendin por nuk u zgjidh çështja e presidentit” – ka thënë Kurti më . Por çfarë ndodh në rast se Kuvendi nuk konstituohet para këtij afati nuk dihet, pasi që Kushtetuesja nuk ka treguar për pasojat e shkeljes së këtij afati.

Vullnet Bugaqku ka thënë për Kallxo.com se për pasojat e moskonstituimit të Kuvendit duhet qartësim nga vetë Gjykata Kushtetuese pasi ajo mund të përcaktojë diçka të tillë.

“Unë jam skeptik në kuptimin e plotë të fjalës për shkak se kushtetutshmërisht nuk i dihet se ka ndonjë jurisprudencë qoftë të gjykatës sonë, qoftë të gjykatave të tjera në rajon ose në Europë që për moskonstituim të Parlamentit duhet menjëherë të jetë pasoja e zgjedhjeve të reja parlamentare”- deklaroi ai.

Ai shpjegoi se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit nuk është i përcaktuar objektivisht nga Kushtetuta e Kosovës por erdhi si rrjedhojë e interpretimit që i ka bërë Gjykata Kushtetuese normës kushtetuese.

“Atje vetëm thuhet se duhet të thirret seanca ose duhet të mbahet, mirëpo Gjykata e ka bërë një interpretim kreativ, të zgjeruar dhe ka njoftuar deputetët e legjislaturës së kaluar që jo vetëm që duhet të thirret dhe të mbahet, por nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve deri në 30 ditë kohë i keni që me e përfundu konstituimin e Parlamentit, pa sqaruar se cila është pasoja e moskonstituimit brenda këtij afati kushtetues” – tha Bugaqku.

Në momentin e konstituimit të Kuvendit deputetët kanë afat 60-ditor për të zgjedhur presidentin e ri. Mosszgjedhja e presidentit brenda këtij afati vendin e dërgon automatikisht në zgjedhje të parakohshme.

Burimi: Kallxo