Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00

0%

Administrata e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive e Kuvendit, e cila nisi më 6 gusht, do të vazhdojë nesër, më 8 gusht, në orën , në sallën plenare. Procesi i konstituimit mbeti i papërfunduar në seancën e parë, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit.

Kurti deklaroi se, për të ecur përpara me konstituimin e institucioneve, duhet të arrihet një zgjidhje politike edhe për çështjen e presidentit, në mënyrë që më pas të vazhdohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Seanca e së shtunës pritet të tregojë nëse partitë politike kanë arritur ndonjë marrëveshje që do t’i hapte rrugë përmbylljes së procesit të konstituimit të legjislaturës së re.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi