Se lavdet nuk shkruhen me fjalë E me fjalë nuk mbrohet atdheu I dha vulë heroizmi i Liman Rekajt Frymëzuar nga kryetrimi Skenderbeu. Pa dëshirë la atdheun, iku në mërgim Por zemra i mbeti gjithherë në Kosovë Kurrë s’u rehatua në tokën e Londrës Në Koshare dha jetën, u bë theror.
I ri në moshë, por i frymëzuar për çlirim Dy herë s’u mendua u bë ushtar i lirisë Me pushkën drejt armikut e sytë kah atdheu Simbol i flijimit në altarin e lavdisë. Sot me pietet nderohet vepra e tij atdhetare Shkolla e fshatit mban emrin me krenari Lavdiplotë kujtohet e nderohet Në vargun e dêshmorëve si feniksi rri.
