Salah mbetet pa fjalë në Turqi: Kryetari i komunës i bën dhuratën që

0%

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, mbeti i befasuar dhe dukshëm i shokuar pasi mori një dhuratë tejet të pazakontë nga një kryetar komune në Trabzon të Turqisë. 34-vjeçari iu bashkua klubit turk Trabzonspor në fillim të këtij muaji, vetëm disa javë pasi u largua nga Liverpooli si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës së tij me klubin anglez.

Vendimi i Salahut për t’iu bashkuar një skuadre që sezonin e kaluar përfundoi në vendin e tretë në Superligën turke ka befasuar shumëkënd. Megjithatë, aventura e tij në Turqi ka nisur në mënyrë mjaft interesante, pasi një kryetar komune i ka ofruar atij një dhuratë që vështirë se do ta kishte pritur.

Pas ceremonisë së prezantimit si lojtar i Trabzonsporit, Salah shkoi në distriktin Arakli të Trabzonit për t’u takuar me kryetarin e komunës, Huseyin Avni Coskun Çebi. Takimi fillimisht ishte paraparë si pjesë e një xhirimi reklamues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zbulohet paga marramendëse e Salahut te Trabzonspori – rekord absolut në Turqi Por situata mori një kthesë të papritur kur Çebi nisi të fliste për ndryshimet klimatike, pas një bisede rreth Egjiptit, vendlindjes së Salahut. “Ngrohja globale po kërcënon botën. Në të ardhmen, do të bëhet e vështirë të jetohet në Egjipt gjatë verës. Distrikti ynë do të jetë shumë i banueshëm në ato vite.

Ai do të jetë ndër vendet më pak të prekura nga ngrohja globale”, deklaroi Çebi. Më pas, kryetari i komunës bëri ofertën e pazakontë për yllin egjiptian. Trabzon’s mayor offered Salah a suggestion: Let’s give you a beautiful piece of land, and that way we’ll have provided you and your kids and grandkids a beautiful spot in the future that won’t be affected by global warming.

And Mohamed Salah thanked him. pic.twitter.com/KwLWn4cOwi — Salah Updates (@SalahUpdates) August 6, 2026 “Prandaj, le t’ju dhurojmë një copë të bukur tokë këtu. Mund të jetë një vend i mrekullueshëm për fëmijët dhe nipërit tuaj, pa probleme me ujin dhe i paprekur nga ngrohja globale”, shtoi ai. Salah u fotografua teksa dukej i habitur nga propozimi, ndërsa preku fytyrën në shenjë befasie.

Në fund, ai u përgjigj thjesht me “Faleminderit”, teksa i dha dorën kryetarit të komunës. Pavarësisht se vjen pas një sezoni jo në nivelin e zakonshëm të tij, Salah ka firmosur një kontratë tejet të majme me Trabzonsporin. Sipas raportimeve, egjiptiani do të përfitojë rreth 16.8 milionë euro në vit.

Me transferimin e Salahut, Trabzonspori synon të sfidojë dominimin e dy gjigantëve të futbollit turk, Galatasarayt dhe Fenerbahces, të cilët kanë dominuar dy vendet e para të kampionatit në vitet e fundit./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi