Shkopi i bejsbollit e goditi në kokë gjatë ndeshjes, tifozja padit

0%

Një tifoze e New York Yankees ka ngritur një padi prej 10 milionë dollarësh, duke pretenduar se pësoi dëmtime të rënda pasi një shkop bejsbolli i hedhur aksidentalisht nga një lojtar përfundoi në tribunë dhe e goditi në kokë.

Stephanie Duluc, 37 vjeçe, një drejtuese në sektorin e kujdesit shëndetësor, ishte ulur në një zonë luksoze të stadiumit Yankee më 2 qershor, gjatë ndeshjes mes Yankees dhe Cleveland Guardians. Sipas padisë së depozituar, lojtari i Cleveland Guardians, Jose Ramirez, humbi kontrollin e shkopit gjatë një goditjeje dhe ai kaloi përtej rrjetës mbrojtëse, duke goditur me forcë Dulucin në kokë.

Goditja, sipas saj, e rrëzoi nga ulësja dhe e la në tokë. Tifozeja pretendon se ka pësuar dëmtime traumatike në tru, tronditje, ndjeshmëri të fortë ndaj dritës, probleme me qafën dhe krahët, si dhe vështirësi me përqendrimin dhe funksionet njohëse, të cilat sipas saj e kanë penguar të rikthehet në punë. Në qendër të betejës ligjore është çështja e sigurisë së tribunave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Avokatët e Duluc argumentojnë se rrjeta mbrojtëse në zonën ku ajo ishte ulur nuk ofronte mbrojtje të mjaftueshme, pasi ishte më e ulët se në pjesët e tjera të stadiumit dhe i linte tifozët të ekspozuar ndaj goditjeve të rrezikshme. Klubi i New York Yankees nuk ka dhënë ende një koment zyrtar lidhur me padinë.

Burimi: Bota Sot