Kurti për kërkesën e LDK-së për presidentin: Nëse gjallojnë “super

0%

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka konsideruar të papranueshme kërkesën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që kjo parti ta marrë pozitën e presidentit të vendit. Kurti ka thënë se kërkesat për pozita shtetërore duhet të jenë në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve dhe se nuk mund të ketë një devijim të tillë nga vullneti i qytetarëve.

Ai ka deklaruar se, nëse ekzistojnë ambicie të tilla për ndarjen e pozitave, atëherë nuk do të kishte nevojë të mbaheshin zgjedhje, por liderët politikë do të mund të takoheshin dhe të ndanin pushtetin mes tyre. Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes “Fituesi i zgjedhjeve është fitues i jashtëzakonshëm.

Në këtë situatë e kemi të pamundur të bëjmë marrëveshje që e deformon rezultatin zgjedhor. Por nëse në skenën tonë gjallojnë super ambiciet, atëherë s’mbajmë zgjedhje fare, edhe takohemi si liderë fisesh në oda të burrave”, ka thënë Kurti. Takimi me Abdixhikun, Kurti: Ka një dallim drastik midis rezultatit zgjedhor dhe kërkesës së LDK-së Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com