Aksident në Gjilan, përplasen vetura dhe motoçikleta – në vendngjarje

0%

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali. Një i tillë ka ndodhur sot, në rrugën “Haki Myderizi”, në Gjilan.

Nga pamjet që ka siguruar Sinjali, shihet se në këtë aksident janë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë Policia e Kosovës dhe autoambulanca. Sinjali ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare. Pamje: Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com