Olivia Rodrigo shkëlqen me stil elegant gjatë një mbrëmjeje në New

0%

Olivia Rodrigo ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante gjatë një daljeje në Brooklyn, New York. Këngëtarja 23-vjeçare u fotografua teksa largohej nga restoranti Lucali, ku kishte festuar ditëlindjen e një shoqeje. Artistja u shfaq me një fustan të shkurtër saten në ngjyrë fildishi, të kombinuar me çizme të zeza deri në gju dhe një çantë të vogël dore, shkruan DailyMail.

Me flokët e lëshuara natyrshëm dhe një buzëqeshje në fytyrë, Olivia u përshëndet me fotografët përpara se të hipte në makinën që e priste. Dalja e saj vjen pak javë pasi ajo u fotografua në New York në shoqërinë e partnerit të saj të ri, Julian Croonenberghs. Çifti është parë shpesh së bashku muajt e fundit, ndërsa duken më të afërt se kurrë.

Ndërkohë, Olivia vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj të tretë, “You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love”, i cili ka kryesuar klasifikimet muzikore dhe është vlerësuar gjerësisht nga kritika. Së shpejti, ajo do të nisë edhe turneun e saj botëror “Unraveled”, i cili pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi