Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se është i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat me Iranin, duke lënë të kuptohet se një marrëveshje mes dy vendeve mund të arrihet në të ardhmen e afërt. “Jam i përfshirë në negociatat me Iranin. Gjërat po ecin mirë. Një marrëveshje mund të arrihet së shpejti”, tha ai.
Lideri amerikan shtoi se nuk dëshiron të thotë se marrëveshja është arritur tashmë, por theksoi se procesi mbetet i hapur. “Nuk dua të them se është arritur tashmë, por situata është disi e hapur për momentin”, u shpreh 80-vjeçari. Trump gjithashtu deklaroi se Shtetet e Bashkuara “kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit”, një nga rrugët detare më strategjike në botë për transportin e naftës.
Ndryshe, Izraeli ka refuar draftin amerikan dhe iranian për arritjen e paqes mes dyja vendeve.
