Sulmuesi i Kosovës merr pasaportën e Shqipërisë

0%

Albion Rrahmani është pajisur me pasaportën shqiptare. Një hap i rëndësishëm që e ndihmon, për të mos u konsideruar lojtar ekstrakomunitar në Itali. Nënshtetësia shqiptare është marrë nga Rrahmani pikërisht më 3 gusht. Në prag ndërkohë është sezoni me Venecian në Seria A.

Kujtojmë se më parë është ndihmuar edhe Edon Zhegrova njësoj me nënshtetësinë shqiptare, pasi firmosi me Juventusin në Seria A. Kujtojmë se për Rrahmanin u shpenzuan 7,5 milionë euro. Për Venecian ishte një transferim i bujshëm nga Sparta e Pragës.

Burimi: Bota Sot