Florin Bratu “paralajmëron” rivalët në Superiore

0%

Partizani fitoi miqësoren përballë Elbasanit që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, mbrëmjen e djeshme. Ky takim përfundoi në favor të të kuqve me rezultatin 1-3, gola të cilët u shënuan nga Keko, Sidibe dhe Doumbia. Pas ndeshjes, foli dhe trajneri i “Demave”, Florin Bratu. “Pikë së pari, falenderoj lojtarët, sepse ata luajtën.

Ishte një ndeshje miqësore, dua të them dhe ne u përballëm me një ekip shumë të mirë. Një ekip europian. Gjithashtu jam krenar sepse kam luajtur përballë me trajnerin e Elbasanit në vitim 2007 në Dinamo dhe e takova atë tani dhe ishte diçka interesante. Po ashtu, rreth ndeshjes, po.

Ne duhet të vazhdojmë të krijojmë një skuadër tashmë sepse në tre vitet e fundit nuk kemi fitaur asgjë, nuk kemi fituar trofe dhe për mua është e rëndësishme që këtë vit të kemi një reagim. Merkato, lëvizjet e radhës? A presim lojtar tjetër? Po është një mundësi, por ajo çfarë dua të them është se kam besim te lojtarit e mi në këtë moment dhe kjo për mua është e rëndësishme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse do kem diçka për të kërkuar, do flas me stafin e drejtuesve të klubit”, u shpreh Bratu

Burimi: Bota Sot