Rodri po duket gjithnjë e më afër kalimit te Barcelona. Spanjolli, po ashtu refuzoi edhe Real Madridin për të kaluar te kampionët e La Ligas pas një super paraqitje në Botërorin e këtij viti. Ndonëse ai arriti marrëveshje me “Blaugranat”, Manchester City refuzoi ofertën e tyre të parë prej 45 milionë eurove duke e cilësuar si të ulët.
Sipas Ben Jacobs, City po kërkon rreth 75 milionë euro për ta liruar fituesin e Topit të Artë të vitit 2024 me Barcelonën që do të kërkojë një ofertë të re. Rodri, ishte ylli i Spanjës në Botëror teksa i ndihmoi të fitonte titullin e tyre të dytë si dhe ishte shpallur lojtari më i mirë i turneut.
