Lëvizje e papritur në merkato: Reali nuk e do më, Endrick përfundon

0%

Fenerbahçe po përgatit një lëvizje ambicioze në merkaton e verës, me klubin turk që ka vendosur në shënjestër talentin brazilian të Real Madridit, Endrick. Sipas raportimeve, drejtuesit e Fenerbahçes janë gati të udhëtojnë drejt Madridit për të zhvilluar bisedime direkte me sulmuesin dhe për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij.

Endrick thuhet se nuk është i kënaqur me situatën e tij te Real Madridi, sidomos pas ardhjes së sulmuesit Carlos Espí, i cili konsiderohet nga trajneri José Mourinho si alternativa kryesore pas Kylian Mbappé në repartin ofensiv.

Braziliani, i cili kaloi një periudhë huazimi te Lyoni dhe tregoi potencialin e tij, është në kërkim të një skuadre ku mund të ketë më shumë minuta në dispozicion për të vazhduar zhvillimin e karrierës, shkruan Tch. Fenerbahçe synon të përfitojë nga kjo situatë dhe ta bindë 19-vjeçarin të transferohet në Stamboll.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klubi turk beson se mund t’i ofrojë Endrickut rolin protagonist që ai kërkon. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com