Përurohet QMF-ja e re në Gurrakoc, shërbimet shëndetësore më afër

0%

Sot u përurua zyrtarisht Qendra e Mjekësisë Familjare në Gurrakoc, një investim i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e kësaj ane. Në ceremoninë e përurimit, prerjen e shiritit e bënë Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, Drejtori i Shëndetësisë, Fisnik Shoshaj.

Si dhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava. Ky projekt është realizuar falë donacionit nga Shteti i Kuvajtit, me ndërmjetësimin dhe angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila ka kontribuar në krijimin e mundësisë për ndërtimin dhe funksionalizimin e kësaj qendre mjekësore.

Burimi: Bota Sot