Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk dëshiron ta humbasë lehtë pozicionin e tij dhe ka filluar të mbledhë vota për të qëndruar në detyrë pas zgjedhjeve të planifikuara për marsin e vitit të ardhshëm. Pasi u përpoq t’ua shiste të drejtat e Kupës së Botës investitorëve privatë, një numër i madh vendesh kërkuan dorëheqjen e tij dhe më pas Infantino e tërhoqi propozimin e tij.
Megjithatë, reputacioni i tij u dëmtua dhe të gjithë anëtarët e UEFA-s i kthyen shpinën, por tani ai ka vendosur të kalojë në kundërsulm.
Infantino kërkon falje që tentoi të shesë aksionet e Kupës së Botës Të mërkurën në mbrëmje, pas një takimi krize në Marok, FIFA njoftoi se Infantino ka mbështetje të plotë dhe se ai personalisht u kërkoi falje të gjithë anëtarëve për propozimin për të shitur një pjesë të Kupës së Botës. Infantino po mbledh aktivisht vota për zgjedhjet dhe mori mbështetje kyçe nga afrikanët.
Le comité exécutif de la CAF a annoncé avoir « réaffirmé à l’unanimité son soutien » au président de la FIFA, Gianni Infantino, très contesté après son projet de privatisation de la Coupe du monde. pic.twitter.com/RySySGsGMT — L’Équipe (@lequipe) August 6, 2026 Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF), e cila ka 54 anëtarë, njoftoi se të gjithë anëtarët e saj i japin mbështetje unanime Infantinos dhe menjëherë pas kësaj, dy mesazhe mbështetjeje mbërritën përtej oqeanit.
Federata Meksikane e Futbollit (FMF) tronditi me vendimin e saj për të mbështetur Infantinon, duke u bërë konfederata e parë nga CONCACAF që mban anën e presidentit aktual të FIFA-s. Mexico and Argentina have expressed their support for beleaguered FIFA president Gianni Infantino.
The Swiss has been under pressure after three continents rejected his plan to seek private investment in a company which would run FIFA’s competitions, including the men’s and… pic.twitter.com/O63cClD1EP — ITV Football (@itvfootball) August 7, 2026 Argjentina shpejt ndoqi hapat e Meksikës.
Në një letër drejtuar Infantinos, Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) shprehu mbështetjen e saj për karrierën e tij dhjetëvjeçare. Argjentinasit theksuan se vazhdimi nën udhëheqjen e tij ishte e vetmja rrugë përpara.
