Arteta nuk ndalet, Arsenali synon një tjetër yll të Premier League

0%

Arsenali është vënë në lëvizje për të gjetur një alternativë në repartin ofensiv, pasi Vinicius Jr. ka vendosur të vazhdojë karrierën te Real Madridi duke firmosur një kontratë të re gjashtëvjeçare me klubin spanjoll.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta synon të realizojë një tjetër transferim të rëndësishëm para mbylljes së afatit kalimtar, në përpjekje për të forcuar ekipin në mbrojtje të titullit të Ligës Premier. Deri më tani, londinezët kanë qenë të kujdesshëm në merkato.

Në qershor, ata finalizuan blerjen e Piero Hincapie për 34.5 milionë funte, pasi mbrojtësi kaloi sezonin 2025/26 në huazim nga Bayer Leverkusen. Më pas, Arsenali afroi pa kosto portierin Illan Meslier, i cili u largua si lojtar i lirë nga Leeds United.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klubi ka përforcuar edhe krahun e sulmit me transferimin e Christos Tzolis nga Club Brugge për rreth 34 milionë euro, ndërsa marrëveshja për mesfushorin Bruno Guimaraes raportohet se është shumë pranë finalizimit për afro 75 milionë euro. Arteta vazhdon të kërkojë edhe një sulmues cilësor.

Vinicius Jr. ishte një prej emrave të përfolur për një kalim në “Emirates”, por rinovimi i tij me Real Madridin i ka dhënë fund këtyre spekulimeve. Si rezultat, Arsenali ka zhvendosur vëmendjen te alternativa të tjera. Në mesin e futbollistëve që po monitorohen janë Julian Alvarez dhe Bradley Barcola, ky i fundit i lidhur gjithashtu me një transferim të mundshëm te Liverpooli.

Një tjetër emër që ka zgjuar interesin e drejtuesve londinezë është edhe sulmuesi i Evertonit, Iliman Ndiaye. Sipas gazetarit Ben Jacobs, Arsenali ka kërkuar informacione mbi situatën e tij dhe po ndjek nga afër zhvillimet. “Kam marrë informacione se Iliman Ndiaye është një futbollist që pëlqehet shumë nga Arsenali.

Ai nuk e ka pranuar ende ofertën e Evertonit për rinovim, ndërsa Al Hilal po tenton ta transferojë. Megjithatë, Arsenali është një nga klubet që ka kërkuar të mësojë më shumë për situatën e tij”, ka deklaruar Jacobs. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com