Nga 10 gushti ndalohet dërgimi pa autorizim i mbeturinave në deponinë

0%

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” ka njoftuar se nga dita e hënë, 10 gusht t ë k ëtij viti , bizneset nuk do të lejohen të dërgojnë mbeturina në mënyrë individuale në Deponinë Sanitare Rajonale në Sferkë të Thatë, pa autorizim paraprak nga kompania.

Sipas njoftimit, kjo masë është marrë me qëllim të rregullimit të procesit të menaxhimit të mbeturinave, duke pasur parasysh se KRM “Ambienti” ofron shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave për klientët juridikë, në bazë të itinerareve dhe kontratave të lidhura.

Kompania ka rikujtuar bizneset se janë të obliguara të përdorin shërbimin e grumbullimit të mbeturinave nga KRM “Ambienti”, të kryejnë pagesat e obligimeve financiare në kohë dhe të deklarojnë saktë sasinë e mbeturinave për tarifim të drejtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Situata me zjarret në Pejë nën kontroll, komandanti i zjarrfikësve: Zjarri në deponinë e Sferkës ishte sfida më serioze Po ashtu, KRM “Ambienti” ka bërë të ditur se do të shtojë kontrollet në terren dhe në hyrje të deponisë, ndërsa rastet e dërgimit të paautorizuar të mbeturinave do të trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kompania ka theksuar se mbetet e përkushtuar për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe transparent për të gjithë klientët, duke garantuar menaxhim të rregullt të mbeturinave.

Burimi: Telegrafi