Man City rikthen në radar Enzo Fernandezin pas vendimit të Rodrit

0%

Manchester City ka rikthyer interesimin për Enzo Fernandezin, mesfushorin e Chelseat, teksa klubi anglez po rishikon planet për repartin e mesfushës. Interesimi i Cityt është intensifikuar në momentin kur Rodri është gjithnjë e më afër transferimit te Barcelona, duke bërë që kampionët anglezë të fokusohen sërish te alternativat për ta përforcuar mesfushën.

Sipas raportimit të gazetarit Gianluca Longari, Enzo Fernandez mbetet një nga objektivat kryesorë të Manchester Cityt dhe tashmë operacioni për transferimin e tij është aktivizuar përsëri. City e ka vlerësuar prej kohësh profilin e argjentinasit, ndërsa situata e re rreth Rodrit ka bërë që drejtuesit e klubit të rikthejnë në fokus mundësinë e transferimit të mesfushorit të Chelseat.

Enzo Fernandez, i cili iu bashkua Chelseat nga Benfica për një shumë rekord për futbollin britanik, mund të jetë tashmë një nga emrat kryesorë në listën e Manchester Cityt për përforcimin e mesfushës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot