Pamje të reja nga kamerat e sigurisë kanë zbuluar momentin dramatik kur një tërmet me magnitudë 6.8 goditi Spitalin e Përgjithshëm të Kumamotos në Japoni, ndërsa brenda po kryheshin katër operacione kirurgjikale.
Në një nga sallat e operacionit, ku po kryhej një ndërhyrje në abdomen, stafi mjekësor shihet duke mbrojtur pacientin me trupat e tyre, ndërsa pajisjet lëkunden fuqishëm nga tërmeti. Një infermiere hap derën e sallës për të siguruar një rrugë evakuimi në rast emergjence.
Sipas drejtuesve të spitalit, të katër operacionet përfunduan me sukses dhe asnjë pacient nuk u rrezikua gjatë lëkundjeve. Spitali rifilloi shërbimet normale ambulatore më 5 gusht, pasi i kishte pezulluar ato pas tërmetit të 28 korrikut. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
