Veprimi i Ernest Muçit, reagon presidenti i Trabzonsporit

0%

Mohamed Salah mori numrin 10 te Trabzonspori falë Ernest Muçit. Futbollisti shqiptar vendosi vetë që të priste kështu yllin e Egjiptit, duke qenë se kjo fanellë ishte dëshira e tij. Ertugrul Dogan është presidenti i Trabzonsporit që ka falenderuar publikisht Muçin. “E falenderoj Muçin.

Fakti që ai, me iniciativën e tij, shkoi dhe ia dha fanellën e tij Mohamed Salahut, mendoj se ishte një gjest shumë i rëndësishëm dhe një tregues shumë domethënës. Të dy janë lojtarë shumë të vlefshëm për ne, por fakti që ai e bëri diçka të tillë me vullnetin e tij, vërtet më emocionoi mua dhe të gjithë lojtarët e tjerë.

Prandaj, dua ta falënderoj në mënyrë të veçantë edhe këtu”, u shpreh Dogan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot