Zbulohet oferta e Barcelonës

0%

Barcelona ka nisur konkretisht lëvizjet për transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, pasi raportohet se klubi katalunas ka arritur marrëveshje personale me futbollistin. Sipas gazetarit Nil Sola nga “El Larguero”, Barcelona po përgatit ofertën e parë zyrtare për Manchester Cityn, e cila kap vlerën e 45 milionë eurove, me 15 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Oferta totale prej 60 milionë eurosh përputhet me vlerësimin që i është bërë mesfushorit spanjoll, por ende mbetet për t’u parë nëse kampioni i Anglisë do ta pranojë këtë strukturë të pagesës. Ndërkohë, Barcelona raportohet se ka dakorduar kushtet personale me Rodrin deri në vitin 2030.

Në rast të realizimit të transferimit, 30-vjeçari pritet të përfitojë rreth 15 milionë euro neto në sezon. Klubi katalunas po shfrytëzon fondet e planifikuara për përforcime për të tentuar realizimin e një prej transferimeve më të mëdha të merkatos.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot