KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Arbëri dhe Ulpianë

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka ndërmarrë masa ndaj disa bizneseve në lagjet Arbëri dhe Ulpianë, pasi gjatë inspektimeve në terren janë identifikuar lidhje ilegale me rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, bizneset e identifikuara ishin të kyçura në mënyrë të paligjshme, jashtë ujëmatësit, ndërsa ekipet e kompanisë kanë realizuar shkyçjen e tyre. “Këto raste janë evidentuar gjatë kontrolleve në terren dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masat përkatëse”, ka bërë të ditur kompania.

KRU “Prishtina” u ka bërë apel të gjithë konsumatorëve që kanë lidhje të tilla ilegale që të paraqesin kërkesë për legalizim, me qëllim shmangien e shkyçjeve dhe masave të tjera të parapara me ligj. Kompania ka theksuar se do të vazhdojë me inspektimet në terren për identifikimin e keqpërdorimeve të rrjetit të ujësjellësit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi