Një qytetar I.Fetahu ka dorëzuar një zarf të gjetur nga bashkëshortja e tij në një institucion publik, brenda të cilit ndodheshin 3,800 euro. Sipas një njoftimi për media thuhet se pas procedurave të verifikimit, është konstatuar se këto mjete ishin raportuar si të humbura më nga pronari i tyre.
“Më , në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari I.Fetahu ka dorëzuar një zarf të gjetur nga bashkëshortja e tij në një institucion publik, brenda të cilit ndodheshin 3,800 euro. Pas procedurave të verifikimit, është konstatuar se këto mjete ishin raportuar si të humbura më nga pronari i tyre.
Në bazë të hetimeve të kryera është vërtetuar se shuma i përkiste personit që kishte bërë raportimin dhe mjetet i janë kthyer pronarit legjitim”, thuhet në njoftim. Tutje siç thuhet në njoftim Policia e Kosovës falënderon familjen Fetahu për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke dhënë një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare dhe të bashkëpunimit me institucionet e rendit.
