Një nxënës i një shkolle në periferi të Bangkokut vrau gjyshërit e tij në shtëpi, përpara se të hapte zjarr në ambientet e shkollës, ka bërë të ditur policia tajlandeze. Sipas autoriteteve, sulmuesi ka qëlluar 26 herë me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 34 fishekë të tjerë. Ende nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit.
Ministri i Shëndetësisë i Tajlandës, Pattana Promphat, njoftoi se 22 persona janë plagosur gjatë incidentit, ndërsa nëntë prej tyre ndodhen në gjendje kritike, raporton skynews . Të shtëna në një shkollë në Tajlandë – të paktën gjashtë të vrarë, eliminohet edhe i dyshuari 14-vjeçar Disa persona janë lënduar edhe gjatë përpjekjeve për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Numri i viktimave ka pësuar ndryshime gjatë raportimeve të para. Policia fillimisht kishte njoftuar për gjashtë të vrarë, ndërsa zëvendësministri i Brendshëm tha më vonë se pesë mësues kanë humbur jetën dhe vet i dyshuari. Sipas përditësimit të fundit nga një zëdhënës i policisë tajlandeze , shtatë persona kanë humbur jetën.
