Një konflikt verbal mes disa të rinjve në qendër të Skenderajt ka alarmuar Policinë, e cila gjatë ndërhyrjes ka gjetur tre thika dhe një sprej OC (gaz lotsjellës). Sinjali mëson se të përfshirë në rast janë B.S, E.Bdhe L.SH dy prej të cilëve janë të mitur.
Sipas burimeve, rreth orës , derisa njësia policore ishte në patrullim në Sheshin “Adem Jashari”, zyrtarët kanë dëgjuar disa persona duke bërtitur. Me të ndërhyrë, është konstatuar se ata kishin pasur një konflikt verbal. Gjatë kontrollit trupor, Policia ka gjetur dhe sekuestruar tre thika dhe një sprej OC, të cilat janë marrë në cilësinë e provave materiale.
Të tre personat janë shoqëruar në Stacionin Policor. Personi madhor është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa për dy të miturit, me urdhër të Prokurorit për të Mitur, intervistimi është shtyrë për në mëngjes, në prani të prindit, kujdestarit ose mbrojtësit.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, për personin madhor është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa ndaj të miturve do të veprohet sipas procedurave të parapara ligjore. Rasti është proceduar në procedurë të rregullt. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
