Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar nga INTERPOL-i për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, është ekstraduar sot nga Gjermania në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe autoritetet gjermane.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Gjermanisë. I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat e tjera ligjore” , thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet një nga mekanizmat kryesorë në luftën kundër kriminalitetit.
Përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdohet shkëmbimi i informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me synim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale, si dhe gjurmimin, arrestimin dhe sjelljen para drejtësisë të personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë Kosovës.
