BDI: Qeveria po favorizon Korridorin 10D për kalkulime elektorale në

0%

BDI përmes një njoftimi thonë se informacionet e reja që po dalin për projektin më të madh infrastrukturor në vend, Korridoret 8 dhe 10D, janë jashtëzakonisht alarmante. Nga atje thonë se në terren po punohet me raport pothuajse 4 me 1 në favor të Korridorit 10D, Prilep–Manastir, ndërsa mekanizimi, fuqia punëtore dhe dinamika e realizimit janë zhvendosur në dëm të Korridorit 8.

“Të dyja segmentet janë pjesë e të njëjtit projekt që ne e siguruam me “Bechtel-Enka”. Sot Qeveria po e ndryshon në praktikë prioritetin e projektit. Përshkak të urdhrit politik që Korridori 10D të përfundojë deri në zgjedhjet e ardhshme në pranverë, që pushteti ta përdorë si projekt elektoral.

Nëse kjo konfirmohet, kemi të bëjmë me një skandal të rëndë: para, punëtorë dhe mekanizim të një projekti shtetëror po orientohen sipas kalendarit zgjedhor të partive në pushtet. Por çështja është edhe më serioze. Korridori 8 është korridor strategjik i NATO-s, pjesë e lidhjes lindje–perëndim nga Adriatiku drejt Detit të Zi dhe krahut juglindor të Aleancës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çdo vonesë e qëllimshme e këtij korridori ka pasoja që shkojnë shumë përtej politikës së brendshme. Prandaj pyetja që tash duhet të marrë përgjigje është: A kemi vetëm keqpërdorim elektoral të një projekti prej miliarda eurosh, apo dikush po ngadalëson qëllimisht korridorin strategjik të NATO-s, Kush përfiton nga dobësimi i Korridorit 8?

Sepse në një kohë kur Rusia ka interes të drejtpërdrejtë që infrastruktura e NATO-s në rajon të ecë sa më ngadalë, çdo vendim politik që e shtyn këtë projekt duhet të shihet me seriozitet maksimal. Kërkojmë transparencë të menjëhershme: sa punëtorë, sa mekanizim dhe sa mjete financiare janë angazhuar aktualisht në Korridorin 10D dhe sa në Korridorin 8?

Kush e ka marrë vendimin për këtë raport dhe me çfarë arsyetimi?”, thonë nga BDI.

Burimi: Telegrafi