Sulmi i një nxënësi të dyshuar 14 vjeç lë gjashtë të vdekur në një

0%

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur nga të shtëna me armë në një shkollë në periferi të kryeqytetit të Tajlandës, Bangkok, sipas raportimeve që citojnë policinë, raporton BBC . I dyshuari për sulmin, një nxënës 14-vjeçar në klasën e nëntë, është gjetur gjithashtu i vdekur. Një dëshmitar ka treguar sesi i dyshuari shkonte prej një klase në tjetrën para se të qëllonte një mësimdhënës.

Ekipet e emergjencës kanë dalë në vendngjarje ku nxënësit dhe stafi i shkollës janë parë duke vrapuar në kërkim të vendit të sigurt. Kryeministri tajlandez, Anutin Charnvirakul, duke folur para gazetarëve, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave. “Kjo është vërtet keq, nuk duhej të kishte ndodhur. Jo vetëm që më vjen keq vetëm për viktimat, por më vjen keq që kjo ndodhi.

Si mund të ndodhë kjo në vendin tonë”, ka thënë ai në një intervistë të shkurtër në selinë qeveritare. “Kjo është arsyeja pse qeveria nuk lejon qytetarët të mbajnë armë zjarri”, ka shtuar ai. Autoritetet i kanë kërkuar publikut të qëndrojë larg Shkollës Debsirin në Nonthaburi. Shkolla Debsirin ka degë në të gjithë Tajlandën dhe është e lidhur gjerësisht me prestigjin arsimor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një lider i opozitës u ka bërë thirrje autoriteteve tajlandeze të rishikojnë masat e kontrollit të armëve në vend. “Edhe pse motivi pas sulmit mbetet i paqartë në këtë kohë, një akt dhune në një institucion arsimor, i cili duhet të jetë një nga vendet më të sigurta në shoqërinë tonë, shërben si kujtesë e fortë për shoqërinë tajlandeze që të rishikojë seriozisht dhe sistematikisht masat e kontrollit të armëve”, ka shkruar Natthaphong Ruengpanyaëut, udhëheqës i Partisë Popullore, në një postim në Facebook pas të shtënave.

Natthaphong gjithashtu u ka shprehur shprehu ngushëllime familjeve të viktimave. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo