Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv – nuk ka shtetësi amerikane përmes

0%

Presidenti amerikan, Donald Trump po përpiqet sërish të kufizojë dhënien e shtetësisë sipas lindjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), vetëm disa javë pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë përpjekjen e tij të mëparshme për ta shfuqizuar këtë të drejtë.

Trump dje nënshkroi dy urdhra ekzekutivë, përfshirë një që zgjeron kategoritë e personave joqytetarë, fëmijët e të cilëve nuk do të kenë të drejtë të marrin shtetësi amerikane në bazë të lindjes.

Urdhri i dytë ndalon të ashtuquajturin “turizëm të lindjes”, praktikë në të cilën gratë shtatzëna udhëtojnë në SHBA për të lindur, me qëllim që foshnjat e tyre të fitojnë shtetësinë amerikane, shkruan bbc .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kjo duhej të kishte ndodhur shumë vite më parë, por tani po merremi me këtë çështje”, deklaroi Trump, duke kritikuar vendimin e Gjykatës Supreme që ndaloi përpjekjen e tij të mëparshme për t’i dhënë fund kësaj politike 150-vjeçare.

Sipas urdhrit të ri, shtetësia automatike nuk do t’u jepet foshnjave të lindura në SHBA nga dy prindër që nuk janë shtetas amerikanë, nëse njëri prej prindërve është: anëtar i një organizate të huaj terroriste, zyrtar i një qeverie të huaj, ka tentuar të marrë shtetësinë me mashtrim ose banon në territore të SHBA-së ku shtetësia nuk garantohet me ligj federal.

Shtetësia sipas lindjes për personat e lindur në territore amerikane, si Porto Riko, është e përcaktuar me ligj federal. Trump dhe anëtarë të administratës së tij e kanë kritikuar vazhdimisht “turizmin e lindjes”, duke pretenduar se kundërshtarë të SHBA-së, përfshirë shtetas rusë dhe kinezë, e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë për të depërtuar në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë prezantimit të urdhrave ekzekutivë në Zyrën Ovale të enjten, lideri amerikan deklaroi se qindra mijëra foshnja kanë lindur në SHBA si rezultat i turizmit të lindjes.

Instituti për Politikat e Migracionit, një organizatë kërkimore jopartiake, vlerëson se, bazuar në analizën më gjithëpërfshirëse të regjistrimit të popullsisë, çdo vit në SHBA lindin rreth 22-26 mijë foshnja si rezultat i kësaj praktike. Sipas institutit, të dhënat qeveritare tregojnë se në vitin 2024 janë regjistruar 9600 lindje nga nëna me adresa të huaja.

Burimi: Telegrafi