“Kosova është Serbi” – provokimet e tifozëve të Spartakut pas

0%

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ishte i pranishëm në stadium gjatë ndeshjes së Kupës së Rusisë mes Spartak Moskës dhe Orenburgut, ku një pjesë e tifozëve vendas shfaqën pankarta dhe brohoritje me përmbajtje fyese ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Vetëm pak ditë pas transferimit te Spartaku, Daku u përball me një situatë të pakëndshme në ambientin e klubit të tij të ri.

Në videot e publikuara nga mediumi rus “Bombardir”, dëgjohen brohoritje si “Kosova – Serbia”, ndërsa në tribunë u shfaq edhe një flamur gjigant me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Sipas mediave ruse, gjatë ndeshjes pati edhe thirrje të tjera nacionaliste, përfshirë “Rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”, si dhe kore fyese ndaj shqiptarëve.

Spartaku i Moskës e ka transferuar Dakun me pritshmëri të mëdha sportive, por ky episod ka rikthyer në vëmendje qëndrimet politike të një pjese të tifozëve të klubit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com