Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 10 gusht do të nisë faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor për këtë vit. Sipas njoftimit, dezinsektimi do të fillojë nga ora , ndërsa aplikimi i larvicideve do të zhvillohet më 10 dhe 11 gusht, duke nisur nga ora . Aktivitetet do të realizohen sipas planit dinamik të operimit.
Komuna ka bërë të ditur se zbatimi i planit varet nga kushtet atmosferike dhe se datat mund të ndryshojnë në rast të motit të pafavorshëm. Qytetarët janë falënderuar për mirëkuptimin në rast të ndryshimeve të mundshme në orarin e planifikuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
