Rreth orës , shtetasi me iniciale B.V, 69 vjeç, banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore Roskovec. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 69-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, pasi ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti të çastit ndërmjet djalit të tij dhe një shtetasi tjetër, pa qenë vetë i përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /tch
Burimi:
Telegrafi
