E premtja me diell dhe temperatura deri në 37 gradë

0%

Në Kosovë, gjatë ditës së premte, pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 33 deri në 37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë. Në disa zona mund të paraqiten vranësira të pakta kalimtare, por nuk parashikohen reshje shiu. Sipas IHMK-së, temperaturat do të mbeten pak mbi mesataren e kësaj periudhe, por konsiderohen normale për stinën e verës.

Burimi: Bota Sot