Tragjedi në Gjermani: Po ktheheshin nga Kosova, tre mërgimtarë vdesin

0%

Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova. Lajmin e ka bërë të ditur i bashkëvendasi i tyre, Qerim Rexhepi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Sipas tij, viktimat janë Tahir Aliu, 61 vjeç, djali i tij Gentian Aliu, 34 vjeç, si dhe Laurenti Aliu, 16 vjeç.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike në Gjermani, duke u kthyer nga Kosova vëllezërit tanë. Kanë ndërruar jetë: vëllai i Remzi Aliut, Tahiri 61 vjeç, djali i Tahirit, Gentiani 34 vjeç, si dhe djali i Bardhylit, Laurenti 16 vjeç” , ka shkruar Rexhepi.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve, banorëve të lagjes Nuhaj në Komogllavë dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi. Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit nga autoritetet gjermane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot