Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar ambasadorët e vendit në Shqipëri, Kroaci dhe Mal të Zi. Vendimet janë bërë publike përmes dekreteve presidenciale, me të cilat është përfunduar mandati i Volodymyr Shkurov, ambasador i Ukrainës në Shqipëri, Vasyl Kyrylych, ambasador në Kroaci, si dhe Oleh Herasymenkos, ambasador në Mal të Zi.
Shkurov kishte shërbyer si ambasador i Ukrainës në Shqipëri që nga prilli i vitit 2020. Këto ndryshime vijnë vetëm pak ditë pasi, më 3 gusht, Zelensky shkarkoi edhe ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Olha Stefanishyna.
Pas largimit të saj nga detyra, Gjykata e Lartë Kundër Korrupsionit në Ukrainë vendosi ndaj Stefanishynës një masë hetimore me kusht pagese të një garancie prej 6 milionë hryvni, rreth 134 mijë dollarë amerikanë.
Ajo dyshohet për pasurim të paligjshëm dhe deklarim të rremë të pasurisë, ndërsa ka deklaruar se nuk disponon mjete të mjaftueshme financiare për të paguar shumën e caktuar nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!