Konfirmohet nga mediumi më i besueshëm: Vini Jr vazhdon me Real

0%

Vinicius Junior ka arritur marrëveshje me Real Madridin për rinovimin e kontratës dhe klubi spanjoll pritet ta zyrtarizojë marrëveshjen e re deri në fund të kësaj jave. Sipas raportimeve, drejtuesit e Real Madridit dhe përfaqësuesit e sulmuesit brazilian zhvilluan një takim të mërkurën, ku u diskutuan detajet e kontratës së re.

Klubi i ka ofruar një paketë financiare që pasqyron rëndësinë e Viniciusit në projektin sportiv të “Los Blancos”. Pas negociatave, 26-vjeçari vendosi të vazhdojë karrierën në “Santiago Bernabeu”, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij. Arsenali kishte ndjekur nga afër situatën dhe ishte gati të bënte një ofertë ambicioze nëse braziliani nuk do të rinovonte me Real Madridin.

Madje, sipas burimeve, Vinicius kishte qenë i hapur për një transferim në Londër në rast se nuk do të arrihej marrëveshja me klubin madrilen. 🚨 Real Madrid reach agreement with Vinicius Junior to sign new contract. #RMFC raised offer after 18 months of talks failed to produce breakthrough & now set to confirm extension. 26yo was open to #AFC move if no renewal.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

W/ @MarioCortegana @TheAthleticFC — David Ornstein (@David_Ornstein) August 6, 2026 Megjithatë, gjithçka tregon se sulmuesi do ta lidhë të ardhmen e tij me Real Madridin, duke mbyllur përfundimisht interesimin e Arsenalit. Qëndrimi i Viniciusit sjell më shumë stabilitet te Real Madridi, i cili këtë verë ka përjetuar ndryshime të mëdha.

Jose Mourinho është rikthyer në postin e trajnerit, ndërsa klubi ka afruar Marc Cucurellan, Bernardo Silvën, Ibrahima Konaten, Carlos Espin, Denzel Dumfriesin dhe Yan Diomanden. Në të njëjtën kohë, madrilenët vazhdojnë të punojnë për përforcimin e mesfushës, megjithëse objektivi i tyre Rodri duket se është më pranë një transferimi te rivali i përjetshëm, Barcelona.

Vinicius iu bashkua Real Madridit nga Flamengo në verën e vitit 2018 dhe deri më tani ka zhvilluar 375 ndeshje me fanellën e klubit, duke realizuar 128 gola dhe 100 asistime.

Gjatë kësaj periudhe ai ka fituar tre tituj të La Ligas dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve, ndërsa sezonin e kaluar shënoi 22 gola në të gjitha garat, edhe pse Real Madridi e mbylli sezonin pa fituar asnjë trofe madhor./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi