Marrëveshje 4-vjeçare dhe pagë prej 30 milionë eurosh në sezon

0%

Barcelona ka bërë një hap të madh drejt transferimit të Rodrit, pasi mesfushori spanjoll ka arritur marrëveshje personale me klubin katalanas. Sipas gazetës spanjolle Diario AS, Rodri do t’i kushtojë Barcelonës rreth 60 milionë euro, ndërsa lojtari pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare në “Camp Nou”.

Në bazë të marrëveshjes së arritur mes palëve, 30-vjeçari do të përfitojë një pagë prej 30 milionë euro bruto në sezon, duke u shndërruar në një nga futbollistët më të paguar të skuadrës. Pas arritjes së akordit me lojtarin, tashmë Barcelona duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me Manchester Cityn për të finalizuar transferimin.

Klubi anglez më herët ka sinjalizuar se do të ishte i gatshëm ta lejonte largimin e mesfushorit për një shumë rreth 60-70 milionë euro. Rodri konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe Barcelona e sheh atë si pjesën kryesore të projektit të ri në mesfushë, duke synuar të rikthejë një lider të nivelit botëror në repartin e mesit të fushës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse marrëveshja kompletohet, ky do të ishte një nga transferimet më të bujshme të viteve të fundit për klubin katalanas. Ka qëndruar 92 ditë në vendlindje, kosovarja mund të humbë ndihmat plotësuese.

Burimi: Bota Sot