Shpërndaje në: Aktivistë të lëvizjes “Revolta” kanë kërkuar nga ta të ndërmarrin masa që Ligji për Shtetësinë, i miratuar sivjet, të mos ua mundësojë serbëve që kanë ikur nga Kosova para 1998-s ta marrin shtetësinë Me thirrjet “S’ka pazar me shtetësi” e “S’ka shtetësi për Serbi”, aktivistë të lëvizjes “Revolta” kanë protestuar të enjten para Kuvendit, në të njëjtën ditë kur ka nisur seanca konstituive e legjislaturës së njëmbëdhjetë.
Protestuesit kanë kundërshtuar një dispozitë në Ligjin për Shtetësinë, sipas të cilit shtetësia iu takon edhe banorëve të përhershëm që kanë qenë në Kosovë më , si dhe pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë. “Sot kemi dalë për të protestuar, për të kundërshtuar një të keqe të madhe me të cilën është duke u përball çdo ditë shteti ynë.
Bëhet fjalë për dhënien e shtetësisë për serbët, të cilët nuk kanë të bëjnë asgjë me Kosovën”, ka thënë Rilind Kuqi, përfaqësues i lëvizjes “Revolta”. Përfaqësuesi i kësaj lëvizjeje ka shpalosur edhe tri kërkesat e aktivistëve. “E para ka të bëjë me shtrimin e presionit mbi Qeverinë për publikimin e numrit të saktë të serbëve që kanë fituar shtetësinë e Kosovës që nga ligji i ri.
Kërkesa e dytë lidhet me shfuqizimin e ligjit të ri për shtetësi, pasi që konsiderojmë që ky ligj përshpejton dhe lehtëson procedurat e serbëve që të fitojnë shtetësinë e Kosovës. Edhe kërkesa e tretë ka të bëjë me shfuqizimin e nenit 155 të Kushtetutës, i cili u jep të drejtë serbëve që kanë qenë banorë në vitin 1998 të fitojnë shtetësinë e Kosovës”, ka thënë Kuqi.
Sipas përfaqësuesit të kësaj lëvizjeje, përgjegjësia për trajtimin e këtyre kërkesave u takon deputetëve të rinj të Kuvendit. Edhe Arbëri 28 kor 2026 Zbulohet biseda sekrete e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun e Ramiz Alinë për Kosovën më 1981 Në prill, Kuvendi ka miratuar Ligjin e ri për Shtetësinë, i cili ka hyrë në fuqi në maj.
Pas kësaj, një numër serbësh që nuk jetojnë në Kosovë kanë kërkuar të marrin statusin e shtetësisë, por autoritetet nuk kanë treguar numrin e aplikuesve e as të atyre që kanë fituar shtetësinë. Ilirjana Thaqi
